Lajmet e fundit

Barcelona mezi pret rikthimin e Yamalit.
Sipas raportimeve të Touchline, anësori 18-vjeçar i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, po vazhdon rikuperimin e tij pas një dëmtimi që pësoi gjatë një penalltie në ndeshjen kundër Celtës.
Raportet tregojnë se Yamal tani ka filluar stërvitjen në fushë dhe ushtrimet në palestër, duke e afruar gjithnjë e më shumë rikthimin e tij në ndeshjet zyrtare.
Objektivi kryesor i Yamal në këtë fazë është të sigurojë një vend në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës 2026, ndërsa pjesëmarrja e tij në ndeshjen e ardhshme kundër Real Madridit mbetet e pasigurt. /Klankosova.tv