Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që të ngritet një Gjykatë Speciale për të hetuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin dhe lidhjen e tij me “Sarajevo Safarin”.
Eksperti i sigurisë, Esad Çollaku në emisionin “Kosova Today” tha se me shumë gjasë nuk do të krijohet një gjykatë e tillë, transmeton Klankosova.tv.
“Shumica e dëshmitarëve kanë vdekur. Ka më pak e më pak dëshmitarë dhe protagonistë që mund të dëshmojnë”, tha ai në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, gazetari i Klan Kosovës, Arientin Abdyli ka shpjeguar se si ndodhnin vrasjet në Sarajevë nga turistët.
https://www.youtube.com/watch?v=eIZivP8VImk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.