Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e nis fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, përball kampionit aktual të këtij kompeticioni. Italia asnjëherë nuk ka humbur nga Kuqezinjtë, madje asnjë ndeshje nuk ka përfunduar as me barazim.
Këto dy kombëtare janë takuar katër here mes vete dhe në të gjitha kanë triumfuar Azzurët.
Përballja e parë ndodhi para 10 vjetëve, në një miqësore që vendosej me autogolin e Hamdi Salihut.
Në eliminatorët për Botërorin “Rusia 2018”, këto reprezentacione u shortuan në të njejtin grup kualifikues, ku të dyja duelet i fitoi Italia, 2-0 në Palermo dhe 1-0 në Shkodër.
Italianët fituan edhe në një tjetër ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë, e zhvilluar në “Air Albania” të Tiranës, në vitin 2022. Ardian Ismajli i kalonte “shqiponjat” në epërsi, për t’u përmbysur rezultati më pas me dy golat e Gifos, pasi fillimisht Di Lorenzo kishte barazuar.
Ndeshja Itali – Shqipëri zhvillohet të shtunën e 15 qershorit, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, me fillim në orën 21:00.
Kjo magji futbollistike transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Art Motion.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.