Daniel Radcliffe, ylli i serive të filmit të famshëm Harry Potter, ka thënë se ka shumë gjasa që ai do të mund t’i rikthehet rolit me të cilin u bë i famshëm, nëse skenari do të ishte ai i duhuri.
“Rrethanat do të duhej të ishin shumë të jashtëzakonshme”, ka thënë 26 vjeçari, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Radcliffe i cili ka luajtur rolin e Harry Potter në tetë seri, është shprehur se për momentin do të thoshte jo, mirëpo ka shtuar se kjo “jo-ja” e tij, do të mund të ndryshonte.
Aktori britanik, së shpejti do të shfaqet me një rol të vogël në filmin Now You See Me 2, që bën fjalë për disa magjistarë që grabisin një bankë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.