Lajmet e fundit

Mediat italiane po raportojnë se trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka menduar që të hedhë në fushë një formacion 4-3-3, pra me tre sulmues.
Shqipërisë i duhet patjetër fitorja ndaj Armenisë që të kualifikohet direkt për në Euro 2016, ndaj edhe De Biazi mund ta ketë shqyrtuar si mundësi. Sipas “sportnotizie24.it” De Biazi mund të hedhë në sulm Balën, Gashin dhe Cikalleshin.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nesër. Vetë trajneri nuk preferoi të komentonte se me sa sulmues do të luajë nesër, kur u pyet nga gazetarët armenë, shkruan PanoramaSport.