02.01.2016 · përditësuar para 3865 dite1 min lexim
Steven Gerrard pret që të pensionohet në fund të viti dhe të fillojë përgatitjet për t’u bërë trajner, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
“Nuk jam 100 për qind i sigurt, por se ky është viti im i fundit si futbollist”, tha Gerrard për The Daily Telegraph.
Ndërsa për një kthim të mundshëm gjatë këtij viti në Liverpool, Gerrard tha: “E kam pasur një bisedë me Klopp. Por, nuk kam pasur një ofertë konkrete edhe pse klubi ma kanë bërë me dije se më duan atje, megjithatë nuk ka diçka konkrete. Ata nuk më kanë thënë, ‘duam që të kthehesh’”, ka thënë Gerrard.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.