Sezoni pranveror në elitën e futbollit kosovar, fillon këtë fundjavë.
E premtja është e rezervuar për dy ndeshje me shumë peshë sa i përket kreut të tabelës, njofton Klankosova.tv.
Kampioni aktual, Ballkani, është nikoqir i Dukagjinit në Suharekë, teksa sytë e "Xhebrailave" janë edhe në Gjilan, ku liderja e Superligës, Drita, e pret Malishevën.
Aktualisht diferenca e "Intelektualëve" me kundërshtarin e xhiros së premtës, është dhjetë pikë, derisa me "Portokall e Zinjtë", shtatë sosh.
Malishevasit kërkojnë mrekullinë ta bëjnë në këtë transfertë, për ta zbutur epërsinë e gjilanasëve, teksa përfitim nga një fitore eventuale e "Tornados", mund të kishin edhe suharekasit, të cilët nëse e mposhtin ekipin e Ismet Munishit, do të afroheshin në katër pikë, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë, janë të kaltërtit e Anamoravës ata që fatin e kanë në duart e tyre.
Drita nëse fiton ndaj Malishevës, e largon edhe më shumë këtë kundërashtar nga gara për titullin kampion, kurse diferencën do ta ruante dhe me kampionët e tri viteve të fundit.
[caption id="attachment_2497293" align="alignnone" width="1272"]

Renditja tabelare e Albi Mall Superligës, para fillimit të sezonit pranveror[/caption]
Ballkani - Dukagjini transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion, me komentim të Lirim Pecit.
Ndërsa Drita - Malisheva, komentohet nga Arbon Flugaj dhe shfaqet në Sport 2.
Të gjitha ndeshjet e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, nisin nga ora 12:00!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.