Lajmet e fundit

Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Dardan Sejdiu, opinionist.
Në pjesën e intervistës kryesore, me Sejdiun do të flitet për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, me të ftuarin temë diskutimi do të jetë edhe përfundimi i numërimit të votave, çështja e presidentit si dhe mundësia e zgjedhjeve të reja.
A do ta zgjidhë VV-ja çështjen e presidentit pa marrëveshje me ndonjërën nga partitë?
A do të ketë zgjedhje të reja në prill?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.