Lajmet e fundit

Kombëtarja e Gjermanisë ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë kohëve të fundit, sidomos në kampionatin botëror “ Rusia 2018 “, ku nuk arriti t’i kalojë as fazën e grupeve.
Presioni mbi elektorin Joachim Low është rritur dukshëm, dhe po kërkohet një rikthim të kësaj kombëtareje në kohërat e vjetra, transmeton Klan Kosova.
Sipas Tagesschau sot pancerët do të kenë një sfidë të madhe në kuadër të “ Ligës së Kombeve “, ndaj kampionit aktual të botës - Francës.
Janë një varg çështjesh që shefi i shtabit teknik të “ Die Mannschaft “ duhet t’i korrigjojë për të siguruar një rrugëtim të mbarë.
Në kampin gjermanajo që pritet ta rikthejë shpresën është thyerja e heshtjes dhe vetëkritika.
Sami Khedira është pensionuar. Mesut Ozil dhe Mario Gotze janë rikthyer. Lojtarët si Ilkay Gundogan, Thomas Muller, dhe Jerome Boateng dhe Mats Hummels, e kanë lënë pas formën e dobët që kanë kaluar në botëror, dhe përsëri e përbëjnë bazamentin e ekipit.
Janë ftuar edhe lojtarë të rinj si Phillip Max, Nico Schulz, Kai Havertz dhe Thilo Kehrer.
Taktika dhe formacioni i tyre nuk do të ndryshojë shumë.
Pritet të jetë një përballje e vështirë ndaj francezëve, që do të zhvillohet të enjten me fillim prej orës 20:45.