Familja e instrumentistit të ndjerë, Shaqir Hoti, po kërkon që veglat e krijuara nga duart e mjeshtrit të okarinës ta kenë një vend meritor.
Ata thonë se sa ishte gjallë i ndjeri kishte qejf që krijimet e tij ta kishin një vend të veçantë ku mund të shihen edhe nga të tjerët.
E meqenëse kjo dëshirë e tij nuk iu plotësua edhe pas vizitave të ish-Ministrave të Kulturës sa ishte gjallë, familjarët shpresojnë që kjo të bëhet pas humbjes së mjeshtrit të okarinës.
Shpresë iu dha kur para disa ditësh këta i vizitoi kryeministri, Albin Kurti, dhe Ministri i ri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
https://www.youtube.com/watch?v=-Q6ZvrJVhdA&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.