Lajmet e fundit

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe për rezultatin e kanë prodhuar këto zgjedhje. Gjithashtu, me Kryeziun do të diskutohet për atë se si parashihet në Kushtetutën e Kosovës formimi i institucioneve të reja si dhe hapat që duhet ndjekur nga partitë politike.
Cilat hapa duhet ndjekur nga VV-ja si fituese e zgjedhjeve për formimin e institucioneve?
Me rezultatet e prodhuara nga këto zgjedhje, a pritet të ketë institucione stabile?
A mund të ketë sërish bllokadë politike?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.