Gazetari Xhensil Shkëmbi në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Shkëmbi është shprehur se nuk dihet nëse Meta ka pasur bashkëpunëtor në atë për të cilën akuzohet, e që është ende e paqartë dhe u shpreh se poashtu nuk dihet nëse do të ketë arrestime të tjera.
“Ende nuk dihet nëse do të ketë arrestime të tjera apo jo. Burime pranë Partisë së Ilirisë e pranojnë se ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Iliri Meta është arrestuar, e ende nuk dihet nëse ka pasur bashkëpunëtor për akuzat me të cilat ai do të njihet”, u shpreh tutje gazetari./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=2U1Yinkk2u0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.