Foto të shumta të fëmijëve tuaj, duke fjetur, duke bërë dush, hapat e parë etj… , janë shumë të ëmbla e kujtime të mira. Mirëpo, mendohuni mirë para se të postoni në Facebook.
Këtë këshillë kanë dhënë autoritetet franceze, të cilat kanë paralajmëruar prindërit në Francë që mund të ballafaqohen me një dënim prej €45,000 apo edhe një vit burg, për shkak të publikimit të fotove intime të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.
Kjo vjen si pjesë e politikave strikte të shtetit për privatësi.
Ndërkaq në Britani, sipas një studimi nga kompania Nominet, prindërit postojnë rreth 200 foto të fëmijëve të tyre nën moshën 5 vjeçare, që do të thotë një fëmijë do të ketë të publikuara online 1,000 foto para ditëlindjes së tyre të pestë.
Duka marrë parasysh ngritjen e medieve sociale, është e vështirë të parashikohet efekti që këto publikime do të kenë tek fëmijët, megjithatë, janë parashtruar shqetësime sa i përket privatësisë dhe sigurisë së këtyre personave.
Nicola Whitton, profesor në Manchester Metropolitan University, është ndër personat më të zëshëm sa i përket kësaj çështje.
“Mendoj që do të kemi një reagim të ashpër vitet në vijim, kur të rinjtë do të kuptojnë që kanë pasur gjithë jetën e tyre, prej momentit të lindjes, në dispozicion të medieve sociale”, ka deklaruar ai.
Natyrisht që prindërit kanë qëllimet më të mira për fëmijët e tyre, mirëpo duhet të kenë të qartë që është fjala për një qenie njerëzore tjetër, kshtuqë pse të mos mendojmë për 15 vitet e ardhshme të tyre.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.