Aktorja e njohur Adriana Matoshi, pos skenës se teatrit dhe sheshxhirimit të filmit, këtë vit e pati synim edhe Kuvendin e Kosovës.
Ajo në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit kandidoi për deputete në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku mori 10, 396 vota dhe me këtë u bë pjesë e legjislaturës së re të Parlamentit.
Matoshi në një intervistë për klankosova.tv ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë pjesë edhe e fushës së artit në Kosovë, por njëkohësisht edhe pjesë e politikës si deputete.
"Unë do të merrem edhe me aktrim, sepse njerëzit e pëlqejnë artin tim,nuk do t’i mungoj ekraneve,por nëse e shoh që kontributi im është me i efektshëm për të ndihmuar tek të tjerët,e sakrifikoj profesionin".
Ajo ka treguar se sa ishte lehtë dhe i vështirë për të, vendimi për t'u bërë pjesë e politikës duke qenë pjesë e artit. Matoshi u shpreh se dëshira për të punuar për të mirën e vendit i dha vullnet dhe energji për të vazhduar tutje.
"Nuk është se e kam menduar më herët, por ftesa që më është bërë dhe besimi që më është dhënë e kam marrë si nderë dhe respekt. Gjithmonë, sfidat i kam dashtë edhe pse është përgjegjësi shumë e madhe..."
"Por e di sa punoj dhe sa përkushtohem, e kur e mendoj që punoj për ditë të mira për vendin tim, atëherë më vjen vullneti dhe energjia".
Deputetja ka pohuar se do të punojë për të mirën e artit kosovar.
"Së pari më duhet të njoftohem me parlamentin, me deputetët me problemet që na kanë përcjellë deri në këtë ditë e mandej i vishem punëve!".
"Ka shumë çështje që e kisha ngrit zanin, s’po di kah me ja nisë...ka shumë. Por, i kam disa pika si prioritet, por pa hy brenda dhe pa e pa si shkon, s’po ngutem me folë".
Artistja kosovare ka pohuar se kolegët e saj i kanë besuar punën dhe se bashkë me ata do të punojnë për të mirën e vendit.
"Sigurisht që kanë shumë për të më sugjeruar dhe besoj që do ta kem shumë ma lehtë kur të flasim se ku i kemi problemet dhe ngecjet! Bashkë me ta dhe të gjithë qytetaret që ia dojnë të mirën vendit, do të punojmë drejt sukseseve dhe për të mirën e brezave të rinj", ka thënë Matoshi.
Ajo ka treguar se është duke punuar për momentin në dy seriale të Kosovës dhe se së shpejti do t'i fillojë xhirimet për një film të shkurtë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.