Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkelqyer te skuadra spanjolle, Mallorca.
Gazetari i Klankosova.tv, Kasim Gerbeshi në emisionin Ora7 tha se gjasat që ylli i Kombëtares së Kosovës, të arrij Këpucën e Artë në Laliga, janë të mëdha, sidomos duke pasë parasysh se gjendet vetëm dy gola larg të yllit madrilen, Kylian Mbappe.
“Gjasat janë shumë të mëdha, sidomos duke pasë parasysh se Muriqi gjendet vetëm dy gola larg Mbappes, ndërsa ka para vete edhe 7 xhiro para përmbylljes së sezonit’ ka thënë Gerbeshi.
Ai gjithashtu tha se rrugëtimi i “Piratit” në karrierë, është një motiv i madh te të rinjtë e Kosovës të cilët kanë ëndërr të luajnë futboll në arena botërore.
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.