Njëri nga kampionatet më të fortë të futbollit botëror, këtë vikend paraqet një nga javët më të 'nxehta'.
Interi që e ka humbur lidershipin në Serie A, pasi pësoi dy humbje radhazi, fillimisht nga Bologna e pastaj edhe prej Romës, pos që duhet të fitojë patjetër kundër Veronas, pret një 'dhuratë' nga Lecce e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës.
Këta të fundit janë nikoqirë të Napolit, skuadër kjo e cila udhëheq me renditjen tabelare në Serie A, raporton Klankosova.tv.
Pos që skuadra e dy reprezentuesve të Shqipërisë është në kërkim të pikëve të mbijetesës, një triumf eventual i tyre do t'i shërbente edhe kampionit aktual të Italisë, për t'i mbajtur gjallë shpresat që ta mbrojnë trofeun kryesor në gadishullin Apenin.
Nga ana tjetër, napolitanët e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, tashmë çdo gjë e kanë në dorën e tyre, meqenëse nëse nuk gabojnë në katër xhirot e mbetura kampionale, do të festojnë glorifikimin në elitën italiane të futbollit.
Ndeshje mjaft dramatike pritet të jetë edhe ajo në "Olimpico', ku Roma dhe Fiorentina do të luftojnë për zonën evropiane, sikurse edhe super veteja ndërmjet Bolognas dhe Juventusit, njofton Klankosova.tv.
Të gjitha ndeshjet e Serie A, transmetohen ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion!

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.