Lajmet e fundit

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Faton Peci, kryetar i Mitrovicës së Jugut.
Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë rezultati që prodhuar zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Gjithashtu, me Pecin do të flasim edhe për formimin e institucioneve të reja, koalicionet e mundshme paszgjedhore si dhe për çështjen e presidentit.
A do ta bëjë VV-ja qeverinë pa koalicion?
A do të hyjë VV-ja në koalicion me ndonjërën nga partitë për formimin e qeverisë?
Si do ta zgjidhë VV-ja çështjen e presidentit?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.