Lajmet e fundit

Bejta është emri i ri që iu bashkua estradës shqiptare.
Një këngë e tij me titull “Lule” është bërë virale gjithandej ku ka shqiptarë, njofton Klankosova.tv.
Projekti muzikor ka mbi 3.3 milionë shikime në YouTube dhe më shumë se 24 mijë pëlqime. Pos kësaj, në Instagram e TikTok, ndjekësit e kanë quajtur Bejtën, yllin e ri të estradës shqiptare.
“Lule” nuk është kënga e parë e tij, pasi artisti ka kënduar edhe në të kaluarën – por me sa duket tani është momenti i Bejtës.