Shtetasi shqiptar, Renato Muhaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Suela Saliajn, doli dje para gjykatës.
Sipas mediave të huaja, Muhaj akuzohet për disa vepra penale, më e rënda ajo e vrasjes, shkrun Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Prokuroria e Largo në Florida, u shpreh se krimet e 34-vjeçarit u përkeqësuan në një hark të shkurtër kohor dhe dënimi me burg për të është i pashmangshëm.
Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e akuzave që rëndojnë mbi të dhe njoftoi që i pandehuri nuk mund të përdorte garancinë pasurore pre 50 mijë dollarësh për t’i gjykuar i lirë, për shkak të akuzës së vrasjes që rëndon mbi të.
Po ashtu gjykata vendosi se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.
Vetë 34-vjeçari në gjykata nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetja e tij e vetme ishte: “A do caktoni avokat për mua?”, e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.