Lajmet e fundit

Ju tashmë jeni në një lidhje dhe ndiheni e dashuruar. Ju tashmë keni bërë planet tuaja me të dhe e shihni në të ardhmen tuaj. Mirëpo, dëshironi të dini nëse edhe ai iu sheh juve në pjesën tjetër të jetës së tij.
Kur flet për të ardhmen, ti je në të
Sa herë që diskuton për të ardhmen e tij të përmend edhe ty. Kjo është një shenjë se ai ju mendon në jetën e tij.
Atij i pëlqen kur jeni në shtëpinë e tij
Nëse nuk jetoni bashkë, çdo moment kur ju jeni në shtëpinë e tij ai është i gëzuar. Ju madje në shtëpinë e tij keni lënë ca rroba, peshqirë, brushën e dhëmbëve që t’u gjinden aty sa herë kaloni natën bashkë.
Rrini me familjen e tij
Edhe pse nuk jeni pjesë e familjes së tij, ai iu bën të ndiheni si e tillë. Kur familjarët e tij dërgojnë ftesa për dasma ose mbledhje familjare, ju jeni gjithnjë e përfshirë në to.
Ai dëshiron të keni fëmijë bashkë
Kur jeni bashkë dhe shihni fëmijë, ai ju thotë se janë të lezetshëm dhe dëshiron që të ketë fëmijë. E pastaj e përfundon se “Do ta quanim ...”. Në momentin që fëmijët ndërhyjnë në mesin tuaj, është një shenjë e fortë se ai ju dëshiron shumë në jetën e tij.
Dua të martohem me ty
Të flasësh për fejesën dhe të prishësh momentin kur ai ju propozon është fare normale. Nëse ai iu thotë vazhdimisht se dëshiron të martohet me ju, atëherë urime. Ai do të jetë pranë jush në pjesën tjetër të jetës së tij.
Ju nxit t’i arrini qëllimet
Ai dëshiron që ju të bëheni e suksesshme dhe ua dëshiron lumturinë, sepse kur ju jeni e lumtur është edhe ai. Ju nxit gjithmonë t’i realizoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Kjo është një shenjë që ai kujdeset për ju dhe dëshiron që ju të ndiheni e plotësuar në çdo aspekt.