Lajmet e fundit
Është mohuar të ketë pasur një ofertë të Djajve të Kuq për asin algjerian të skuadrës nga King Power Stadium

Një ofertë e Manchester United për asin e Leicester City, Riyad Mahrez, që qe raportuar në media, nuk është bërë kurrë.
Mahrez donte të largohej nga King Power Stadium pas detyrave të tij me Algjerinë dhe disa skuadra patën shprehur interesim për të.
Por megjithëse qe raportuar se United ishte një nga to, tash del se ofertë zyrtare për shërbimet e tij ka bërë vetëm skuadra italiane Roma.