Rrugëtimi i Kosovës në parakualifikimet për kampionatin botëror të basketbollit, vazhdon sonte.
Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, "Dardanët" janë nikoqirë të Azerbajxhanit, kombëtare kjo me të cilën ndahen pikët e njejta në tabelë, nga pesë sosh, raporton Klankosova.tv.
Kjo ndeshje vendimtare për shpresën kualifikuese, fillon në orën 19:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe kanalin Sport 1.
Me komentim të Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës, emocionet e reprezentacionit, Art Motion i sjellë në ekranet e secilit shikues.
Pas përballjes me azerët, Kosova do të luaj sërish në kryeqytet, ndaj liderit të Grupit A, Zvicres, ndeshje kjo e cila zhvillohet të dielën.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.