Lajmet e fundit

Coca-cola është një nga pijet më të popullarizuara në botë.
Por, kjo pije përpos që njihet për shijen e saj që pëlqehet nga pafund njerëz në botë, ka edhe disa përdorime të çuditshme që nuk i keni ditur.
Në fakt, a ju ka shkuar ndër mend që me këtë pije të gazuar mund ta fikni një zjarr të madh?
Po ashtu mund ta përdorni edhe për të shkëlqyer dritat e kerrit, për kafshimet e insekteve që dinë të jenë shumë të bezdisshme por edhe si kurthë për insektet.
Në fakt, coca-cola është shumë e dobishme edhe për bukurinë tuaj, mund ta përdorni si balsam për buzët, për të zbardhur ngjyrën e flokëve, larguar çamçakëzin nga flokët dhe të tjera.
Jemi të sigurt se do të çuditeni se si mund ta përdorni këtë pije kaq popullore në botë. Në videon e mëposhtme do të gjeni disa nga përdorimet më të pazakonta!