Gripi këtë sezon sikurse në shumë vende të tjera edhe në Maqedoninë e Veriut ka marrë hov të madh. Gjatë javës së parë dhe të dytë të muajit shkurt ka filluar rënia e numrit të të prekurve, megjithatë nëse shifrat krahasohen me vitin e kaluar ka rritje drastike të të infektuarve edhe atë për 97 për qind.
Siç raporton Alsat-M në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik theksohen se në javën e kaluar janë regjistruar 2.726 raste të të prekurve nga gripi. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup.
"Këtë javë sikurse edhe javën e kaluar kemi ulje në krahasim me javën e parë të muajit shkurt, por për dallim me javët e vitit të kaluar kemi rritje drastike, që do të thotë se këtë sezon numri i të prekurve është shumë më i lartë”, deklaroi Marija Andonvoska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.