Lajmet e fundit

Përafrsishtë 95 përqind e grave që kanë pasur abort, nuk janë penduar për veprimin që kanë ndërmarrë.
Kjo është gjetja nga një studim prej hulumtuesve të Universitetit të Kalifornisë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 670 gra të cilat kanë pas abort para tri viteve mosha mesatare e të cilave ishte 25 vjeç.
47 përqind e grave, kanë abortuar menjëhre pasi që e kanë kuptuar, dikur rreth javës 10 deri në 3 muaj.
Këto gra abortet i kanë bërë në mënyrë të ligjshme.
Kurse 53 përqind e grave, kanë treguar se vendimin për abort e kanë marrë shumë vështirë, mirëpo shumica dërrmuese e tyre ishin të kënaqura që e kanë bërë këtë veprim.
Sipas këtij studimi, pothuajse te asnjë grua nuk ësht ëvënë re ndonjë “traumë post-abortit”, mirëpo edhe tash pas tri viteve ekzisonte një lehtësi te këto gra për veprimin që e kanë bërë.
“Është një perceptim i gabuar në publik, se gratë pas abortit do të ndihen shumë keq emocionalisht”.
“Ose se si shoqëria duhet të mos i lejojë gratë të kenë abortin që ato kanë vendosur t’a kenë”, është shprehur një prej studiuesve të këtij studimi Corinne Rocca.