Lajmet e fundit

Kreu i agjencisë kryesore të Kombeve të Bashkuara, Philipe Lazzarini, tha të mërkurën se 92 punonjës të kësaj organizate janë vrarë në Gaza dhe përsëriti thirrjet për një armëpushim.
"Ka kaluar një muaj që nga sulmi i neveritshëm në Izrael dhe lufta brutale si dhe rrethimi i ngushtë në Gaza", shkroi Lazzarini në X.
“Më dhemb shumë që 92 kolegë të UNRWA-s u vranë në Gaza. Ne nuk do të jemi kurrë si më parë pa ata”, tha Lazzarini, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe një herë bëj thirrje për një armëpushim për hir të njerëzimit”, është shprehur ai.