Lajmet e fundit

Është mesditë, dhe telefoni juaj rrezikon që të shkojë nën 20% të baterisë.
Nëse jeni sikurse pjesa tjetër e njerëzve, ajo ikona e kuqe që ju lajmëron se bateria po harxhohet do t’ju bëjë të ndjeni panik, të mërzitur dhe ju bën të dilni për gjah për një mbushës.
Kompania e telefonave LG, ka thënë se harxhimi i baterisë në telefon, i bën të vuajnë 9 nga 10 njerëzit. Ata i pushton frika e fikjes së telefonit.
Kompania studimin e ka bërë me më shumë se 2000 të rritur amerikanë, që përdorin telefona të mençur.
Kur vinte puna te të bërit palestër apo të mbushurit të baterisë së telefonit, një në tre njerëz largoheshin nga palestra për të gjetur adapterin.
60% e tyre sipas studimit, nuk kontaktojnë me aski, nëse në telefon e kanë shenjën “battery low”, në përpjekje për ta ruajtur jetëgjatësinë e baterisë.