Një shfillorist nëntë vjeçar, ka deklaruar para shokëve të tij të klasës se e përkrahë Shtetin Islamik pasi që i ka parë disa nga videot ku njerëzve u këputet koka nga xhihadistët.
Djaloshi nëntëvjeçar jeton në Londër dhe është radikalizuar pasi ka parë sulmet e ISIS-it në Paris dhe ka hulumtuar më shumë online për grupin terrorist, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ai ka vizituar uebfaqen e BBC-së dhe ka shikuar dokumentare duke kërkuar për më shumë përmbajtje grafike të aktiviteteve të ISIS-it.
I riu i identifikuar si Haarun, ka shikuar video të ISIS-it duke ua këputur kokën të burgosurve dhe duke bërë propagandë fetare.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.