Lajmet e fundit

Ne mundemi të vizitojmë apo të ndërtojmë nga ndonjë material, por nuk mundemi të krijojmë ishuj në formë të zemrës, transmeton Klan Kosova.
Por në planetin tonë , nëna natyrë ka krijuar për ne ishuj dhe liqene në formë të zemrës. Ato gjenden në pjesë të ndryshme dhe duheni patjetër që t’i vizitoni këtë verë.
Ishulli në QueenIsland të Australisë.
Ky ishull në formë të zemrës u zbulua në vitin 1975 nga një pilot. Për të vizituar këtë ishull mundeni ta shihni vetëm nga lartësia me ndonjë ajroplan, pasi lundrimi rreth saj është e ndaluar.

Ishulli Galesnjak në Kroaci.
Ndryshe njihet edhe si ishulli i dashurisë, nëse dëshironi një romancë të fshehtë nga të tjerët shkoni këtu. Pasi ky ishull është i fshehtë në pjesën e kanalit Pasman të Adriatikut.

Liqeni Ouler, në Wicklow të Irlandës.
Nëse shkoni për hiking në malet e parkut nacional të Wicklow-it atëherë aty do të vizitoni edhe këtë liqen të mrekullueshëm.

Gjiri i Lindjes së Shën Palit, Rodos, Greqi.
Duke u ulur në bregun juglindor të Rodosit, dy plazhet e Gjirit të Shën Palit janë një parajsë e diellit. Të dy plazhet ofrojnë shtetër dhe cadra për qira, kafene, dhe pamje të mrekullueshme . Koha më e mirë për të vizituar gjirin është para orës 10:00, pasi plazhet priren të bëhen të mbushura me njerëz.

Liqeni Calvaresc në Grisons të Zvicrës.
Liqeni Calvaresc, i cili përkthehet në "liqenin e zemrës", është vendosur midis luginave Calanca dhe Mesolcina në Alpet zvicerane. Vizitorët në këtë liqen arrijnë pas tre ditëve rrugë, pasi gjendet shumë lartë në alpe. Koha më e mirë për të vizituar është në stinën pranverës.

Liqeni Trnvacko në Mal të Zi.
I fshehur në bjeshkët Maglić, Liqeni Trnovačko është i rrethuar nga malet Gjatësia e tij arrin deri në 2,300 metra dhe gjerësia deri në 1,300 metra. Sapo të arrini në liqen, ju mundeni të keni një notim freskues.

Ishulli Corazon në Argjentinë.
Ishulli Corazon apo ishulli i zemrës gjendet në liqenin. Ky ishull shtrihet 14 milje larg bregut dhe ofron pamje mahnitëse të maleve dhe pyjeve të saj përreth.

Rodrigo de Freitas, në Rio de Zhaniero të Brazilit.
E vendosur në anën jugore të Rios, Laguna e Rodrigo de Freitas është e lidhur me Oqeanin Atlantik nga një kanal. Laguna shpesh quhet "zemra e Rio-s". Ndërsa uji nuk është ideal për notim, anijet aty janë në dispozicion për qira për të vozitur rreth lagunes.
