Lajmet e fundit

Sipas gazetarit argjentinas, Ezequiel Fernandez Moores, ish presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Julio Grondona ka propozuar 10.000 dollarë pagesë për secilin lojtar të Irlandës nëse ata nuk e lëndojnë Lionel Messin, në miqësoren e Argjentinën para pesë viteve.
Arsyeja ishte qetësimi i irlandezëve që u eleminuan në Kupë të Botës pas golit kontraverz të shënuar me dorë nga Thierry Henry, në ndeshjen kundër Francës. Tashmë dihet se ankesat e irlandezëve për ktëë incident ishin qetësuar me para nga FIFA.
Argjentina e pati fituar ndeshjen me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Angel Di Maria. Ndërsa Messi ishte zëvendësuar në minutën e 58 nga Ezequiel Lavezzi. Në këtë ndeshje ishte ndarë vetëm një karton i verdhë.