Lajmet e fundit

I ka shkelur shumë kohëra duke qenë e rrethuar nga rrëfimet për të kaluarën. Por edhe sot ato duket të kenë lënë gjurmë në jetën e saj.
Sofe Berisha, grua e zonja, e mençur dhe me tipare të spikatura burrërore për 35 vjet me radhë u tregua e denjë për aftësi drejtuese.
Rrallë ndodh të takojmë gra në krye të odave, destinimi i të cilave thuhej të ishte vetëm për burra.
Oda që dikur ishte vendi që përcaktonte fatin e gruas, e ndonjëherë edhe atë të burrave, sot drejtohet nga një heroinë që ruajti traditën e mikpritjes dhe bujarisë, që e kultivoi si fëmijë.
Lokja 88 vjeçare është në krye të odës të cilën e ndërtoi për shkak të nostalgjisë ndaj babait dhe burrit të saj.
Si duket dhe çfarë ndodh brenda saj e kuptoni në storien e përgatitur nga gazetarja Shpresa Sekiraqa.