Lajmet e fundit

Një grup i madh i mbështetësve të Arsenal thotë se rreth 90 përqind e anëtarëve aty, duan që trajneri Arsene Wenger të zëvendësohet në sezonin tjetër.
“Arsenal Supporters Trust” ka dalë me këto të dhëna para takimit të përgjithshëm vjetor që së hënës, duke pyetur tifozët nëse Wenger nuk duhet t’i vazhdohet kontrata pas verës së këtij viti, shkruan ASPN, përcjell Klan Kosova.
88 përqind e atyre që janë përgjigjur kanë thënë se bordi drejtues duhet t’i japë fund kontratës së trajnerit francez. Kurse vetëm shtatë përqind e pjesëmarrësve janë deklaruar pro qëndrimit të Wenger edhe më tutje në krye të klubit.
Këto rezultate – ku kanë votuar 2 mijë e 500 veta - raportohet se do t’i prezantohen Shefit Ekzekutiv të Arsenal, Ivan Gazidis.