Është një histori që ngroh zemrat e të gjithëve. Një i moshuar 86 vjeçar ka mësuar që të thurr, vetëm që të mund të dhurojë qindra kapela për bebet e lindura para kohe në spitalin e Atlantas.
Disa muaj më parë, shtëpia e pleqve ku Ed Moseley jeton i ka vendosur të gjithë banorët para një sfide, për të thurrur kapele për foshnjat e lindura para kohës, transmeton Klan Kosova.
Inxhinieri i pensionuar, Ed Moseley nuk ka ditur që të thurr por u mësua...për këtë arsye madhore.
Ai filloi që të thurr duke parë televizionin, u mësua krejtësisht vetë dhe pa ndihmën e askujt dhe arriti që të krijonte një kapele për një orë.
Pensioneri me zemrën e madhe mësoi edhe bashkëbanuesit e tjerë që të bëjnë të njejtën gjë dhe arritën që së bashku të dhurojnë mbi 300 kapele, 55 nga të cilat i thurri vetë.
https://www.youtube.com/watch?v=45Ez1zahmv8
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.