Lajmet e fundit

Me rastin e 85 vjetorit të vdekjes së poetit të njohur Andon Zako Çajupi- Tomorri i poezisë shqipe, në Muzeun Historik Kombëtar do të organizohet akademi përkujtimore.
Aktiviteti i tillë vjen në bashkëpunim nga Instituti i Librit dhe Promocionit dhe Shtëpia Botuese ‘’Toena’’.
Andon Zako Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë ndërsa jetoi dhe vdiq në Egjipt.
Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë.
Në Kajro, ku u vendos përgjithnjë, punoi për njëfarë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar.
Veprat e tij më të njohura janë “Baba Tomorri” (Kajro, 1902), Baba Musa lakuriqë- satire, “Burri i dheut” – tragjedi (1908), “Pas vdekjes” – komedi, “14 vjeç dhëndër” –komedi.