Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se 81 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në këtë spital, ku 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
58 pacientë me COVID-19 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa tre në CPAP, kurse nëntë të tjerë janë shëruar nga virusi COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Klan Kosova.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.