Ende asnjë gjurmë nga 80-vjeçari Alush Kastrati.
Operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon me intensitet të shtuar.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Mentor Maloku.
"Kërkimet jemi duke vazhduar. Ende nuk e kemi asnjë gjurmë. Për momentin jemi vetëm ne në terren", deklaroi ai për Klankosova.tv.
Burri i moshuar, nga fshati Zatriq i Rahovecit është raportuar i zhdukur nga familja më 7 mars dhe nga ajo kohë nuk ka asnjë kontakt me të.
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ka njoftuar më herët se ka aktivizuar edhe Departamentin e Paragllajdit, për ta monitoruar nga ajri situatën.
https://klankosova.tv/kerkimet-per-alush-kastratin-1angazhohen-edhe-paragllajdistet-video/
https://klankosova.tv/policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-80-vjecarit-te-zhdukur-ne-rahovec/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.