51.144 raste me koronavirus në vend janë regjistruar që nga 13 marsi kur edhe u shfaqën rastet e para me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 40.987 raste, kurse i rasteve aktive është 8.825.
1.332 raste të vdekjeve janë shënuar deri më tani me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik apelon te të gjithë qytetarët që të shkojnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.