Lajmet e fundit

Shotë Galica[/caption]
Ajo konsiderohet një nga gratë që simbolizojnë qëndresën dhe përfshirjen e grave në përpjekjet për liri, raporton Klankosova.tv.
Në fushën e humanizmit, emri i Nënës Terezë është ndër më të njohurit në botë.
E lindur me origjinë shqiptare, ajo u bë simbol i përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë e besa për punën e saj humanitare u nderua edhe me Çmimin Nobel për Paqe.
[caption id="attachment_2795384" align="alignnone" width="752"]
Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza[/caption]
Në historinë më të re të Kosovës përmenden edhe gra që janë bërë simbol i qëndresës dhe forcës përballë sfidave.
Mes tyre janë Fahrije Hoti, e njohur për angazhimin e saj në fuqizimin e grave në Krushë të Madhe pas luftës, si dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila publikisht ka rrëfyer përjetimet e saj dhe është angazhuar për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
[caption id="attachment_2795400" align="alignnone" width="640"]
Fahrije Hoti[/caption]
[caption id="attachment_2795402" align="alignnone" width="640"]
Vasfije Krasniqi[/caption]
E në vendin tonë, gratë kanë arritur të jenë pjesë e institucioneve më të larta shtetërore.
Aktualisht, posti i të pares së vendit mbahet nga një grua - Vjosa Osmani, ndërsa më herët këtë funksion e ka ushtruar edhe Atifete Jahjaga.
[caption id="attachment_2795325" align="alignnone" width="695"]
Vjosa Osmani[/caption]
[caption id="attachment_2795388" align="alignnone" width="800"]
Atifete Jahjaga[/caption]
Përfaqësimi i grave shqiptare është shtrirë edhe në sport.
Xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi u bë sportistja e parë nga Kosova që fitoi medalje olimpike, duke e bërë vendin të njohur në arenën ndërkombëtare.
[caption id="attachment_2795390" align="alignnone" width="640"]
Majlinda Kelmendi[/caption]
E kur përmendet xhudoja, vajzat nga Ksova kanë dëshmuar vazhdimisht se dinë të jenë ndër më të mirat në botë.
Rrugën e hapur nga Majlinda e kanë vazhduar me suksese edhe Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Nora Gjakova, duke përfaqësuar Kosovën me medalje dhe rezultate në arenën ndërkombëtare.
[caption id="attachment_2795391" align="alignnone" width="850"]
Distria Krasniqi[/caption]
[caption id="attachment_2795392" align="alignnone" width="640"]
Laura Fazliu[/caption]
[caption id="attachment_2795393" align="alignnone" width="640"]
Nora Gjakova[/caption]
Derisa, kur përmendet origjina shqiptare në skenën botërore të muzikës, mendja e shumëkujt shkon te një fenomen global, Dua Lipa.
[caption id="attachment_2795394" align="alignnone" width="640"]
Dua Lipa[/caption]
Së bashku me Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, ato kanë arritur sukses në industrinë muzikore ndërkombëtare, duke e bërë emrin shqiptar të jehojë në skenat më të mëdha të botës. /Klankosova.tv
[caption id="attachment_2795395" align="alignnone" width="640"]
Rita Ora[/caption]
[caption id="attachment_2795396" align="alignnone" width="640"]
Bebe Rexha[/caption]
[caption id="attachment_2795398" align="alignnone" width="640"]
Ava Max[/caption]