Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit ka njoftuar se 771 persona janë infektuar me virusin korona në 24 orët e fundit.
Derisa janë kryer 6 mijë e 553 testime dhe nuk ka pasur viktima nga virusi vdekjeprurës, transmeton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, 119 persona janë shëruar dhe 4 mijë e 489 raste vazhdojnë të jenë aktive me COVID-19.
Kurse 3 mijë e 64 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.