Lajmet e fundit

Ata nuk janë parë së bashku për pothuajse gjashtë muaj.
Megjithatë Mick Jagger dhe Melanie Hamrick kanë treguar se lidhja e tyre e dashurisë vazhdon të jetë ashtu sicc ka qenë, kur u panë në festën pas ceremonisë së ndarjes së ccmimeve Grammys, në Los Angeles.
Ikona e Rolling Stones dhe e dashura e tij balerinë u panë vazhdimisht afër njëri-tjetrit gjatë gjithë festës, transmeton Klan Kosova.
32 vjeçarja kishte zgjedhur të veshë një fustan të ngushtë me dizajn të katrorëve të shahut që vinte në pah format e saj trupore.
Ndërkohë 75 vjeçari Jagger kishte veshur një xhaketë të zezë me ngjyrë hiri për t’u kombinuar kështu me veshjen e të dashurës së tij.
Kjo dalje e cciftit ishte e para pas gjashtë muajsh kur ata ishin parë me veturën e tyre klasike Cadillac, më 21 gusht.
Ata nuk ishin parë më në publik deri në këtë ngjarje duke nxitur kështu edhe thashetheme se lidhja e tyre e dashurisë kishte marrë fund.