Daljinder Kaur dhe burri i saj 79 vjeçar, kanë festuar lindjen e djalit të tyre muajin e kaluar, pas dy vitesh trajtim në një klinikë të fertilitetit në Haryana.
Kjo konsiderohet shtatëzania e saj e parë e suksesshme e saj pas 46 viteve martesë, transmeton Klan Kosova.
Ajo lindi muajin e kaluar pas dy vitesh të trajtimit duke përdorur vezët e donatorëve në një klinikë të fertilitetit në shtetin verior në Haryana.
Edhe pse me siguri që është një nga nënat më të vjetra për të lindur, mosha e saj e saktë ishte e paqartë. Ajo ka thënë se është rreth të 70-ve, por nuk ka një çertifikatë lindjeje.
Kaur tha se ajo dhe burri i saj, Mohinder Singh Gill, i kishte humbur pothuajse shpresën për të pasur fëmijën e tyre ishin përballur me tallje në një vend ku infertiliteti është parë si një mallkim nga Perëndia.
“Zoti dëgjoi lutjet tona. Tani ndihem e plotë, " tha ajo. "Ndjehem plot energji. Burri im gjithashtu më ndihmon për gjithçka. "
Djali i tyre, ka lindur i shëndetshëm dhe peshon (2 kg).
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.