Lajmet e fundit

Një vajzë gjashtë vjeçare, nëna e së cilës është ushtare dhe do ta përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në Lojërat ‘Invictus’ ka vjedhur zemrën e princit me një letër prekëse, në të cilën ajo falënderon këtë të fundit për ndihmën dhënë ekipit të nënës së saj, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.
Maya Turmer, u skuq derisa i tregoi Princit letrën e shkruar me dorë, në të cilën shkroi sa krenare është që nëna e saj ushtarakja, Michelle Turner, do ta përfaqësojë Britaninë e Madhe në lojëra këtë shtator.
Në një moment të ngrohtë, Princ Harry mori dorën e fëmijës dhe lexoi letrën, e cila tha:
“Isha shumë krenare për mamin dhe për çdo vajzë dhe djalë tjetër të guximshëm. Faleminderit për ndihmën që iu dhe heronjve, nënës time dhe miqve të saj.
Harry krijoi lojërat ‘Invictus’ në vitin 2014.
Në këtë ngjarje prezantohen arritjet e ushtarëve të lënduar e plagosur.
Konkursi ndërkombëtar, i cili mori emrin nga latinishtja e që do të thotë “të paarritshëm, të pamposhtur’, është një ngjarje sportive e stilit para-olimpik.





