Lajmet e fundit

Fansi i Super Marios, Kjetil Nordin kaloi 800 orë gjatë 6 viteve për të krijuar tepihun ose hartën e lojës.
Norvegjezi 31 vjeçar ka përdorur 100 lëmsha për ta riformuar atë.
Madje, ai e ribëri një pjesë të madhe të saj pasi ai e pa se kishte përdorur një ngjyrë jo të duhur për një pjesë të hartës, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se gjatë kohës që e ka krijuar këtë hartë ai i është përkushtuar shumë por është marrë edhe me gjëra të tjera. Ai në ndërkohë ka fituar kampionatin e zhytjes në ajër dy herë dhe ka përfunduar dy fakultete dhe ka nisur një karrierë.
Ndërsa kur u pyet për projektet e tij të reja, ai tha se do të merr pak pushim dhe do të sheh se çka do të mund të bëjë.