Lajmet e fundit

Merkato e Janarit është shumë pranë por duket se tek Inter nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme. Presidenti Erick Thohir në një intervistë është shprehur se kërkon që të paktën të përfitojë 7 milionë euro në këtë merkato për transferimet e lojtarëve.
Lojtarët Dodo, Nagatomo dhe Juan Jesus janë me valixhe në dorë dhe mund të sjellin përfitime në rast shitjeje. Po ashtu edhe Davide Santon nuk shihet më si një lojtar i nevojshëm dhe pritet të nxirret në merkato bashkë me mbrojtësin tjetër D’ambrosio që u transferua me bujë.
Gjithashtu drejt largimit është edhe Montoya, por mbrojtësi është në pronësi të Barcelonës dhe nga largimi i tij nuk do të ketë përfitime. Duket se Thohir tashmë kërkon të përfitojë pas shpenzimeve që bëri në merkaton e verës, shkruan albeu.com