Lajmet e fundit

Ndonjëherë problemet në çift nuk vijnë nga i mendoni. Ka disa “armiq fantazmë” të cilët mund të prishin harmoninë e jetës suaj.
Ja cilët janë ata:
Pesha juaj
Nga një studim i kryer mbi 200 çifte të rinj, doli përfundimi se meshkujt dhe femrat janë më të lumtur kur pesha e gruas është më e vogël se ajo e burrit.
Prindërit e partnerit
Një tjetër studim i kryer në Michigan tregoi se çiftet kanë rreth 20% më shumë rrezik të ndahen, nëse gruaja është shumë e afërt me vjehrrin dhe vjehrrën. E çuditshme apo jo?
Rutina juaj profesionale
Çdo mëngjes e keni fiksim të nxitoni për të mbërritur në orar në punë? Ky stres ndikon mjaft në jetën familjare. Studimi i kryer në Suedi ka treguar se rreziku për ndarje rritet me 40% nëse jeni të fiksuar kaq shumë pas punës, duke neglizhuar paksa jetën në çift.
Mënyra juaj e kontracepsionit
Marrja e pilulave shmang një shtatzëni të padëshiruar, por edhe pse ju duket e çuditshme, rrit rrezikun për ndarje. Sipas studiuesve, femrat që mbrohen me kontraceptivë janë më të predispozuara të mbajnë një lidhje afatshkurtër, duke kërkuar më pas një partner me serioz.
Celulari
Mesazhet apo telefonatat e herë pas hershme të mamasë suaj dhe të shoqes së ngushtë e acarojnë partnerin. Kujdes!
Qeni juaj
Një studim britanik ka treguar se kafshët shtëpiake nuk janë gjithmonë të mira për një jetë të qetë në çift. 28% e personave të pyetur kanë pohuar se mund të kishin pasur një lidhje më të gjatë nëse personin që kishin në krah nuk do kishte qenë aq i lidhur me qenin./living.al