Peggy Whitson, astronautja e NASA-s, ka vendosur një tjetër rekord duke kaluar 535 ditë, 2 orë, dhe 49 minuta në hapësirë, transmeton Klan Kosova.
Whitson, është gruaja e parë që ka komanduar një anije hapësinore në vitin 2008. Më 9 prill ajo u bë gruaja e parë që e komandonte atë dy herë.
Të hënën, me 377 ditë qëndrim në hapësirë, ajo kaloi rekordin amerikan të astronautit, Jeff Williams, për kohën që ka qëndruar në hapësirë.
Kur ajo kthehet në Tokë në shtator, do të ketë kaluar më shumë se 650 ditë në hapësirë, thotë NASA.
Kur është pyetur se çfarë i mungonte më shumë nga toka ajo ka thënë se "veç në dush i nxehtë dhe që të gatuante për veten".
https://www.youtube.com/watch?v=JVXPOVVXzoI
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.