27.05.2017 · përditësuar para 3345 dite1 min lexim
Nuk duhet të ndiqni leksione ose të ndqini edhe trendet e fundit të modës për të transformuar stilin tuaj e të dukeni në hap me modën.
Krejt çfarë u duhet është të keni pak kreativitet e pse jo të merrni shembull nga rrugët e New York-ut, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa rregulla bazike për të gjithë ata që duan të duken bukur.
Kur s'keni çfarë të veshni, vishuni me ngjyrë të zezë
Çmimi i rrobave s'ka rëndësi. Më e rëndësishme është të gjeni kombinimin e duhur
Çanta e dorës është investimi më i mirë që mund ta bëni
Syzet e diellit duhet të mbahen vazhdimisht, jo vetëm gjatë sezonës së verës
Nëse u duket se diçka po u mungon, shtoni ndonjë aksesor me ngjyrë të hapur
Kombinoni rroba të stlieve të ndryshme
Rrobat e stilit të vjetër janë gjithmonë në trend
Luani me madhësi të ndryshme
Sa më pak, aq më mirë kur bëhet fjalë për grimin dhe stilin e flokëve
Vetëbesimi është çelësi i stilit!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.