Një aksident mes dy autobusëve në zonën e Vulës të Athinës, la të lënduar 54 persona.
Sipas raportimeve të Euronews.al, tre prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, transmeton Klankosova.tv.
Duke iu referuar raportimeve, bëhet e ditur se në mesin e 54 të lënduarve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja.
Në vendngjarje kanë mbërritur tetë autoambulanca, dy motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë dhe tri njësi lëvizëse të emergjencës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.