Një person është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut nga policia.
S.D, është ndaluar nga njësitet përkatëse, ku në bagazhin e veturës i ka gjetur një kallashnikov.
Pos armës, organet e rendit kanë gjetur edhe konfiskuar:
një karikator;
pesë fishekë të kalibrit 7.62 mm; si dhe
pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
52 vjeçari, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
"Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.