Lajmet e fundit

Një i ri sapo ka përfunduar udhëtimin e tij prej 57 miljeve, përderisa mbante vëllain e tij më të vogël në shpinë, krejt kjo për bamirësi.
Hunter Gandee 15 vjeçar përfundoi të tërë shëtitjen me Braden 8 vjeçar të ngjitur në kurrizin e tij për shkak të paralizës cerebrale.
Braden vuan nga kjo paralizë dhe ai nuk mund të ecë i vetëm.
Dyshja kanë filluar udhëtimin e tyre nga Lambertville, pranë shtëpisë së tyre në Michigan.
Ata së bashku kanë arritur në vijën e finisht 57 milje larg.
Kjo ishte një organizatë për të krijuar një shesh lojërash në shkollën e Braden, nepërmjet përpjekjeve të tyrë për mbledhjen e fondeve.
Hunter tha se duke ecur kaq gjatë me vëllain e tij, ata kanë arritur të mbledhin edhe më shumë njerëz, transmeton Klan Kosova.
‘’Ky ishte qëllimi ynë’’ shtoi ai.